Dallku rikthehet në Dukagjin

Futboll

Dallku rikthehet në Dukagjin

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2026 Në ora: 12:19
Ardin Dallku

Ardin Dallku Dallku ndjek rrugën e të vëllait, Armend Dallku.

Për dallim nga Armendi, Ardin Dallku rikthehet si futbollist të Dukagjini i Klinës.

Armend Dallku është kryetrajner.

Vëllau i vogël nën komandën e vëllaut të madh. 

“Mbrojtësi i krahut të djathtë, Ardin Dallku, rikthehet përsëri në klubin tonë, pas dy viteve të kaluara ne skuadrën e Vushtrrisë, dhe do të veshë fanellën bardhë e gjelbër të KF Dukagjinit.

Dallku, i cili më herët ka qenë pjesë e klubit tonë, rikthehet me synimin për të dhënë kontributin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke sjellë eksperiencë, energji dhe përkushtim në skuadër.

Me shpejtësinë, angazhimin dhe karakterin e tij luftarak, Ardin pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sfidat që na presin”, - thuhet nga KF Dukagjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat