Llapin e Podujevës e pret punë e vështirë në javën e parë të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapjanët do të përballen me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit,
Ndeshja luhet të dielën në orën 16.30 në stadiumin me bari artificial në Gjilan
“Në vikend, nisim rrugëtimin e ri.
Të dielën, KF Llapi nis sezonin e ri 2026/27 në udhëtim ndaj Dritës, në atë që do të jetë edhe ndeshja e parë e sezonit”, thuhet në njoftimin e KF Llapit..