Sarri i njëjtë edhe tek Atalanta

Futboll

Sarri i njëjtë edhe tek Atalanta

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 12:50
Sarri

Sarri i njëjtë edhe tek Atalanta: Merkato e mërzitshme, të flas për këtë është një fyerje për profesionin tim

Maurisio Sarri është një nga trajnerët që shquhet për ankesa dhe nuk mund të bënte të kundërtën si trajner i Atalantës. Ai u ndal kryesisht te tregu i transferimeve. 

“Është një nga gjërat më të mërzitshme në futboll, siç thonë në Toskanë. Vetëm ta dëgjosh këtë është një fyerje për punën dhe profesionin tim. Nuk mendoj se dikush e ka bërë deri më tani:

Kupa e Botës ka penguar negociatat, është ende e hapur për dy muaj dhe gjithçka do të vendoset javën e fundit. Xhuntoli është një nga drejtorët sportivë më të zgjuar dhe të rëndësishëm në Evropë, nëse lindin mundësi, ato do të jenë aty.

Unë jam njeri i fushës, nuk e humbas energjinë time në tregun e transferimeve, i cili për mua është i pakontrollueshëm. Kristensen është një lojtar i mirë, ai ka themelet për t’u bërë i fortë edhe në një mbrojtje me katër lojtarë duhet kohë”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat