Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi të hënën do të përballet me Bokelin e Kotorit, në takimin e javës së 3-të të elitës së futbollit malazez.
Deçiqi po kalon formë të mirë, në dy javët e para ka një fitore e një baazim dhe renditet në vend të dytë me 4 pikë,.
Ndeshja do të gjykohet nga gjyqtari Millosh Savoviq (Podgoricë) dhe luhet të hënën në Tuz në orën 20.00.
Bokeli renditet në pozitën e parë me 6 pikë të grumbulluara.,
Java e tretë
E diel
Petrovac – Jezero, ora 20:00
Mladosti DG – Mornari, ora 20:00
Arsenal – Buduçnosti , ora 20:00
E hënë
Deçiqi – Bokeli, ora 20:00