Stouns: Duam të shkruajmë faqe të reja historie

Futboll

Stouns: Duam të shkruajmë faqe të reja historie

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 12:59
Xhon Stouns

Xhon Stouns nuk e nisi titullar miqësoren kundër Real Betis dhe trajneri Kristian Kivu e aktivizoi në fushë në minutën  75′. Vetëm shtatë minuta më pas, ai çoi sferën në rrjetë pas një goditjeje këndi, duke shënuar golin që i dhuroi Interit fitoren. 

Në fund të ndeshjes, Stouns foli ekskluzivisht për Inter TV , duke rrëfyer të gjitha emocionet e tij.

“Jam vërtet shumë i lumtur, është një kënaqësi për mua që shënova këtë gol, veçanërisht sepse nuk më ndodh shpesh.

Të vesh fanellën e zikaltërve dhe të shënoj këtë gol është e veçantë, jam shumë i emocionuar për atë që do të vijë.

Performanca e ekipit ishte shumë pozitive, të gjithë punuan jashtëzakonisht shumë dhe jam i lumtur që arrita t’u jap një fitore të merituar. Kjo është një fanellë e bukur, një nga më të bukurat në historinë e futbollit, mund ta ndjesh madhështinë e këtij klubi kudo në Qendrën Stërvitore.

Kam parë trofetë, ky është një ekip i veçantë dhe jam krenar që jam pjesë e saj

. Duam të shkruajmë faqe të reja në histori. Serie A është e vështirë, ka shumë ekipe të forta që luftojnë për vende në Ligën e Kampioneve.

Jam i emocionuar për këtë sfidë dhe dua të përjetoj një stil të ri loje me të cilin nuk jam mësuar. Kam dalë nga zona ime e rehatisë, le të shohim çfarë ndodh. Akanzhi? Mendoj se ai është një person fantastik, i përulur dhe i sinqertë, njësoj si në fushë. Ai është një lojtar i klasit botëror, isha me fat të ndaja dhomën e zhveshjes me të për tre vjet te Siti dhe tani ta kem përsëri këtu”, përfundoi anglezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat