Krasniqi shënon për Prishtinën

Futboll

Krasniqi shënon për Prishtinën

Nga: K.G. Më: 16 gusht 2026 Në ora: 19:19
Prishtina

Futbollisti Albin Krasniqi shënoi në minutën e 10-të.

Leotrim Kryeziu asistoi për mrekulli deri të Krasniqi i cili nga 12 metra me goditje përtoke shënoi në këndin e majtë të poshtëm, 1:0.

Në minutën e 18-të Krasniqi sërish shënoi gol, 2:0.

Ai godet nga 15 metra e me mjeshtri, topi shkon në këndin e djathtë të poshtëm pothuajse dhe portieri vetëm e përcolli me sy.

Në minutën e 24-të Serebe nga penalltia ngushton rezultatin në 2:1.

Në minutën e 45+1 Diata në debutimin në fanellën e Prishtinës shënoi gol. Diata mashtroi një mbrojtës po ashtu edhe portierin duke realizuar për 3;1.

Golin e dytë për Ballkanin e realizoi Engjëll Ajazaj në minutën e 49-të.

Në minutën e 62-të Batarelo i Ballkanit u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje nga prapa pranë 16-shit ndaj lojtarit të Prishtinës. 

Në minutën e 63-të Kastriot Selmani shënoi gol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 4:2. Goditi fuqishëm dhe topi devijohet nga Ajazaj duke mashtruar edhe portierin.

Duhet theksuar se Shbanhaxhoviq dy herë qëlloi traversën e Prishtinës.

Ndeshja është e vlefshme e javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat