Dinamo “drithërohet” para ndeshjes së Europës

Futboll

Dinamo “drithërohet” para ndeshjes së Europës

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 16:11
Joram Zague

Dinamo “drithërohet” para ndeshjes së Europës, me kundërshtarët qipriotë bashkohet kampioni i PSG-së!

Dinamo do të luajë në transfertë kundër Pafos ndeshjen e kthimit të vlefshme për play off-in e Ligës së Konferencës ditën e enjte, ora 19:00.

Por kundërshtarët e tyre, qipriotët janë përforcuar para kësaj sfide të rëndësishme ku e para u mbyll 1-1.

Me Pafosin bashkohet kampioni që ka fituar çdo trofe të mundshëm me PSG-në.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Joram Zague. Lajmi u konfirmua nga vetë kampionët e Championsit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai është huazuar për një sezon me opsion blerje deri në fund të sezonit 2026/27.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat