Talenti Sanchez, objektivi serioz i Milanit

Futboll

Talenti Sanchez, objektivi serioz i Milanit

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 17:27
Alvyn Sanches

Milani ka një emër të ri në radar për repartin ofensiv: Alvyn Sanches i Young Boys.

23-vjeçari zviceran, i cili luan si mesfushor ofensiv, po tërheq vëmendjen e kuqezinjve falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Në katër ndeshjet e para të këtij edicioni, Sanchez ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asistime.

Milani po punon për të gjetur një marrëveshje me Young Boys dhe po përpiqet të avancojë konkretisht për transferimin e talentit zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat