Skënderbeu do të luajë përballë Dinamos me praninë e tifozëve.
Sfida në Korçë është rezervuar të hënën, më 31 gusht ora 18:30.
“Panorama Sport” interpretoi dje dënimet e tifozëve për Skënderbeun dhe Elbasanin. Bardhekuqtë përfituan pikërisht nga ndryshimi mes dy vendimeve, për këtë edhe do të kthejnë tifozët në stadium.
Elbasani u dënua për dy sfida në stadiumin “Elbasan Arena”. Të paën e kishte në transfertë, ndaj edhe ndaj Vllaznisë nuk mund të kthehen tifozët.
Skënderbeu ndërkohë është dënuar me dy takime pa tifozë. Duke qenë se sfida e parë ishte ndaj Vllaznisë, i lind e drejta për të shlyer me gjobë gjysmën e mbetur të dënimit.