Amorim mund të eksperimentojë në sulm

Futboll

Amorim mund të eksperimentojë në sulm

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 19:51
Milani

Milani mund të përballet me një situatë të vështirë në repartin e sulmit, pasi Gonçalo Ramos dhe Francesco Camarda janë dy qendërsulmuesit e mbetur në dispozicion.

Santiago Gimenez pritet të largohet drejt Portos, edhe pse pista është ftohur disi në orët e fundit. Camarda konsiderohet një alternativë për të ardhmen, por ka ende pak eksperiencë për të mbajtur përgjegjësinë e sulmit në një sezon me tri kompeticione.

Ruben Amorim mund të përdorë Rafael Leaon si qendërsulmues, por kjo zgjidhje nuk është bindëse dhe vetë lojtari nuk e preferon këtë rol.

Një tjetër mundësi është përdorimi i një “9 fals” me Christian Pulisic ose Ruben Loftus-Cheek. Megjithatë, drejtuesit e Milanit nuk po kërkojnë aktualisht një tjetër qendërsulmues në ditët e fundit të merkatos.

Amorim vazhdon të kërkojë kryesisht një fantazist, ndërsa një alternativë tjetër mund të jetë një anësor i majtë me profil ofensiv.

Në këtë mënyrë, Milani duket se do ta nisë sezonin duke i besuar Gonçalo Ramosit dhe duke i dhënë hapësirë Camardës në rast nevoje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat