La Gjermaninë për të përfaqësuar tokën shqiptare

Futboll

La Gjermaninë për të përfaqësuar tokën shqiptare

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 12:33
Blerta Smaili dhe Ernest Muçi

Para disa javësh, mesfushorja shqiptare Blerta Smaili u prezantua te ekipi i Trabzonspor për vajza.

Eksperienca e fundit për lojtaren në fjalë përkon me ABB Fomget, sezoni 2025-2026.

Smaili është 24-vjeçe dhe para disa kohësh mori vendim “zemre”, duke lënë moshat e Gjermanisë për të përfaqësuar Kosovën në arenë e futbollit botëror.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Blerta Smaili tregon se është gati për sezonin e ri me skuadrën nga qyteti i Trabzonit. 

Përsa i takon meshkujve, te Trabzonpor bën pjesë edhe sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, teksa pogradecari po përjeton formën më të mirë në karrierë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat