Ofertë për Anis Mehmetin në Angli

Futboll

Ofertë për Anis Mehmetin në Angli

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 19:09
Anis Mehmeti

Birmingem ka drejtuar tek Ipsuiç një ofertë për Anis Mehmetin, ndërsa nuk zbulohet shifra. Më parë është raportuar se Ipsuiç kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk ka luajtur asnjë minutë në fillimin e këtij sezoni. Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendimin përfundimtar.

Birmingem nuk është i interesuari i vetëm nga Championship. Derbi, Reksam dhe Milluoll janë emra të tjerë që kanë qarkulluar.

25-vjeçari shikohet si yll në Championship. Nëse largohet nga Ipsuiç, peng i vetëm do të jetë mungesa e debutimit në Premier Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat