Fiorentina turpërohet në shtëpi

Futboll

Fiorentina turpërohet në shtëpi

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 23:50
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar 3 nga ndeshjet e javës së dytë në Serie A. Në “Artemio Franchi”, Fiorentina është mundur 0-3 nga Frosinone.

Dopietë e Antonio Raimondo dhe goli i Gabriele Bracaglia i dhanë tre pikë të arta Frosinones, të para për këtë sezon. Fiorentina duket në gjurmët e sezonit të shkuar, 0 pikë në dy javët e para.

Monza dhe Udinese kanë dhuruar spektakël, me 5 gola të shënuar, por në fund friulianët fituan me shifrat 2-3.

Sassuolo ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri, duke mposhtur në fushën e saj 2-1 Torinon.

Vendimtar goli i Domenico Berardi pak para fundit. Ardian Ismajli u fut si zëvendësues për Torinon në pjesën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat