Çelsi e ka bërë mesfushorin e Romës, Manu Kone, prioritetin e tyre për të zëvendësuar Enco Fernandez nëse argjentinasi largohet nga Stamford Bridge për te Mançester Siti, sipas Santi Aouna të Foot Mercato.
Kone është shfaqur si opsioni i preferuar për blutë e Londrës që përgatiten për mundësinë e humbjes së 25-vjeçarit para se të mbyllet afati i transferimeve.
Mesfushori francez është aktualisht me Romën dhe është vendosur si një lojtar i rëndësishëm si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.
E ardhmja e Fernandez mbetet e pasigurt mes interesit të raportuar nga Siti ndërsa Çelsi tashmë po shqyrton zëvendësime të mundshme.