Ajeti fantastik, debuton me gol te Lugano

Futboll

Ajeti fantastik, debuton me gol te Lugano

Nga: K.Goca Më: 3 shtator 2026 Në ora: 22:53
Sulmuesi Albian Ajeti

Sulmuesi Albian Ajeti ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e re, Lugano, duke shënuar golin e fitores 1:0 ndaj Servette.

Uran Bislimi u paraqit titullar për Luganon, ndërsa Ajeti u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të.

“Vetëm dy ditë pas transferimit në formë huazimi nga Baseli te Lugano, Ajeti u bë menjëherë heroi i skuadrës së tij të re.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 90+4-t golin vendimtar për fitoren 1:0 ndaj Servette-s.

Pas një harkimi të Uran Bislimit, topi u devijua nga Beckham Castro dhe përfundoi te Ajeti.

Numri 9 i Luganos nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore dramatike në sekondat e fundit”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

Pas javës së gjashtë në elitën e futbollit zviceran, Lugano kryeson tabelën me 15 pikë, me pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa Servette renditet në vendin e dhjetë me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat