​Yamal tallet me Real Madridin

Futboll

​Yamal tallet me Real Madridin

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 15:18
​Yamal

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka ironizuar me Real Madridin lidhur me ankesat e klubit madrilen për vendimet e gjyqtarëve gjatë këtij sezoni.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Barcelonës kundër Feyenoordit në Ligën e Kampionëve, Yamali u pyet nëse pret një sezon të zhurmshëm, duke marrë parasysh ankesat e hershme të Real Madridit për arbitrimin.

“Nëse ata nuk kanë fituar për dy vjet, ky është problemi i tyre. Ne jemi të kënaqur me gjyqtarët. Kjo pyetje është për ta. Unë i shoh ata të lumtur gjithashtu”, deklaroi talenti i Barcelonës.

Barcelona ka fituar titullin e La Ligës në dy sezonet e fundit, duke lënë pas rivalin e madh, Real Madridin. Katalanasit po ashtu kanë nisur mirë edhe sezonin aktual, duke kryesuar tabelën me 12 pikë, ndërsa Real Madridi renditet në pozitën e tretë me nëntë pikë.

Yamali foli edhe për Xavi Hernandez, për të cilin pati fjalë të veçanta, duke e vlerësuar lart punën e ish-trajnerit të tij.

“Ai është një trajner i shkëlqyer. Kam shumë dashuri për të dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë për të, përveç ndeshjeve të tij kundër Spanjës”, u shpreh Yamali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat