Hamza Abdelkarim është 18-vjeçari që Barcelona afroi për 1,5 milionë euro nga Al Ahli në Egjipt.
Fillimisht ishte në huazim, por luajti 5 ndeshje në akademinë e Barçës dhe u aktivizua opsioni i blerjes.
Barcelona kishte një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sot ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës edhe për një sezon, duke ndryshuar edhe klauzolat ku të rëndësishme janë ato të largimit.
“Marrëveshje për kontratë të re për Hamza Abdelkarim. Sulmuesi egjiptian do të mbetet te Barcelona deri më 30 qershor 2030”, shkruan Barça.
Sulmuesi konsiderohet talenti i momentit nga Egjipti. Shuma e transferimit ndërkohë mund të shkojë deri në 5 milionë euro për shkak të bonuseve. Al Ahli ka ruajtur edhe 15% të kartonit, nëse Barcelona e shet në të ardhmen.