Sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, ka bërë historinë në Premier League pas një starti mbresëlënës në sezonin 2026/27.
Në muajin gusht, braziliani u bë lojtari i tretë në historinë e Premier League që arrin të shënojë dhe të asistojë në secilën prej dy ndeshjeve të para të skuadrës së tij në një sezon.
Me këtë arritje të rrallë, Pedro i është bashkuar Said Benrahmas dhe Michail Antonios të West Ham United, të cilët e kishin realizuar të njëjtën gjë në sezonin 2021/22.
Paraqitjet e menjëhershme të Joao Pedros kanë lënë gjurmë te Chelsea, duke e shndërruar brazilianin në një nga figurat kryesore të repartit ofensiv të skuadrës në fillim të këtij sezoni.
Starti i tij ka rritur pritshmëritë për një sezon të rëndësishëm personal, teksa Pedro po dëshmon se mund të ketë rol kyç në objektivat e Chelseat.