Vora u mposht nga Teuta, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 2-0 në favor të durrsakëve. Pas këtij dueli, ka folur për mediat trajneri i vorakëve, Arjan Bellai.
“Një tjetër humbje, për çfarë të vjen më shumë keq?
Nuk mund të them që nuk ishim më të mirë siç ishte Teuta. Pjesa e dytë nuk ndodhi fare siç ishte ajo me Teutën
Kjo ndodh kur nuk shënojmë. Nuk ka rëndësi me humbjen. Çunat i përgëzoj me lojën që treguam sot. Besoj këtë vit diferencat po njësoj tek të gjitha ekipet.
Sa e vështirë bëhet. Kishim një program të vështirë në katër ndeshjet e para. Kemi parë të gjtiha ekipet e Superiores. si dhe ekipet e tjera. Ne e kemi me ato që janë në mesin e tabelës.
Jam thjesht i kënaqur vetëm atë që çunat shfaqën në fushë.
Nuk ka penallti fare, nuk ekziston fare. Jo të futet VAR-i apo kush të dojë. Mos të merret përsipër. Në futboll nuk e kanë të qartë. Të gjejë një mënyrë VAR- për të gjetur planet. Për mua nuk ishte. Edhe distanca ishte shumë e afërt mes futbollistit. Mund të gabojë por në atë momente që se ndihmoi VAR-i., Thjesht më erdhi keq se 1-0 ishte ndeshje e luftuar. Më vjen keq për futbollistët më shumë. Jo se ishte e vështirë.
Rastet flagrante? E drejtë. Kaloi java e katërt.
Sa mundësi ke ta rregullosh mbrojtjen? E dija çfarë ishte lojtar Boçi. U thashjë të mbyllnim qendrën. Ashtu mendoi ashtu veproi, ashtu ishte linja., Duke ditur se suomuesi i teutës ishte shumë i fortë.
Kjo është ajo që na shkaktoi. Nga ndeshja në ndeshje themi çfarë shkoi gabim. E kapëm deri diku në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë dolim aty ku duhet të ishim”, tha Bellai.