Ersi Kapo luajti dje me Besën, pikërisht për sfidën e javës së dytë në Kategorinë e Parë.
Çudia është e madhe për ish-mbrojtësin e Partizanit, i cili rezultonte i regjistruar me të kuqtë në ditët e para të shtatorit.
Duke mos qenë lojtar i lirë, akoma nuk kuptohet se si Besa arriti rikthimin e Kapos në ekip për sfidën e javës së dytë. Kjo pasi kujtojmë se huazimet apo transferimet mes klubeve lejoheshin vetëm deri më 1 shtator në Shqipëri. Pas kësaj date nuk mund të ketë lëvizje të asnjë lojtari, me përjashtim të rasteve nëse ishin të lirë para datës 1 shtator.
Po ashtu nga ana e klubit nuk ka pasur një njoftim në rrjetet sociale. Fakt është se Kapo tashmë nuk është i regjistruar te Partizani ku firmosi kontratë 3-vjeçare.
Të kuqve i është larguar një tjetër lojtar i afruar gjatë verës. Kështu përforcime mbeten vetëm Endri Çelaj, Alesio Mija, Omar Pasagiç dhe Altin Aliu. Pasagiç është i vetmi që nuk ka fituar minuta deri tani.