Mauricio Pochetino mund të ftojë Adri Mehmetin për ndeshjet e shtatorit ndaj Perus dhe Kilit. 17-vjeçari do të ishte për herë të parë në dispozicion të ekipit A të Amerikës.
Mehmeti ka shkëlqyer me Nju Jork Red Bull në Amerikë. Lajmi i mirë për mesfushorin shqiptar ishte se dje luajti si titullar në fitoren 0:1 ndaj Kolumbus.
Mehmeti alarmoi në javën e kaluar, pasi u largua nga fusha i dëmtuar. Asgjë nuk ishte serioze dhe u kthye menjëherë në dispozicion të Nju Jork.
Nëse vjen grumbullimi me Amerikën do të ishte goditje për Shqipërinë. Fakt është se Mehmeti ishte pjesë e Shqipërisë U-15 para se të kalonte te moshat e Amerikës.