Carroll “nxjerr zbuluar” Rooneyn

Futboll

Carroll “nxjerr zbuluar” Rooneyn

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 13:09
Carroll e Rooney

Andy Carroll tregon detaje të veçanta për mënyrën sesi Wayne Rooney e kalonte kohën e lirë në grumbullimin e kombëtares angleze.

Ish futbollisti i ‘Tre Luanëve’ e bën këtë rrëfim në një libër autobiografik duke nxjerrë zbuluar ish yllin e Manchester United teksa tregon disa detale rreth tij.

“Kur ishim në grumbullim nën urdhrat e Fabio Capellos, e gjeja të shtrirë në dhomë teksa pinte duhan dhe alkool duke parë televizor. Ishte i rrethuar nga paketa cigaresh dhe kuti birrash  e shishe vere dhe të gjitha i dorëzoheshin në dhomë nga drejtori i hotelit.

Kjo ishte mënyra e tij për të thyer monotoninë; preferonte më shumë të konsumonte pak pije alkoolike se sa të kalonte kohën duke vështruar muret e dhomës së tij”, u shpreh Caroll.

Carroll luajti së bashku me Rooneyn, gjatë “Euro 2012” teksa u kualifikuan në çerek-finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat