Në Francë e bëjnë të sigurt, Dino Toppmoller nuk do të jetë më trajneri i Lens.
Është pikërisht mediumi “L’Equipe” që raporton se vendimi është marrë i formës së prerë dhe se pritet vetëm akti formal i zyrtarizimit për të njoftuar shkëputjen e bashkëpunimit.
Edhe pse trajneri në fjalë ka vetëm 4 ndeshje në krye të ekipit francez në Ligue 1, shtuar këtu dhe Superkupën e Francës, duket se për 45-vjeçarin është vendosur “akti i pakthyeshëm”.
Po ashtu edhe e ardhmja e Ervin Skelës ka të ngjarë të marrë të njëjtën rrjedhë.
Sa i takon zëvendësuesit të Toppmoller, është menduar Yannick Cahuzac, ky i fundit asistenti i të sipërpërmendurit. Në ditët në vijim do të ketë edhe një pamje më të qartë kur vetë Lens të njoftojë ndryshimet përfundimtare.