Arsenali në sulm për talentin e Liverpoolit

Futboll

Arsenali në sulm për talentin e Liverpoolit

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 16:44
Ngumoha

Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për talentin e Liverpoolit, Rio Ngumoha, ndërsa drejtuesit e klubit nga Anfield po punojnë për t’ia zgjatur kontratën 18-vjeçarit.

Ngumoha nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Liverpoolin më 25 shtator 2025, me marrëveshje deri në vitin 2028.

Sulmuesi anësor pati 29 paraqitje me ekipin e parë në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke realizuar dy gola nën drejtimin e Arne Slotit.

Me ardhjen e trajnerit Andoni Iraola, hapësira e tij në ekip është rritur. Ngumoha ka zhvilluar pesë paraqitje këtë sezon, tri prej tyre në Premier League, ndërsa tashmë po shihet si një nga talentet e rëndësishme të Liverpoolit.

Sipas raportimeve, Arsenali e ka në listën e objektivave të tij, pasi gjatë afatit kalimtar të verës nuk arriti të transferonte Vinicius Juniorin, Bradley Barcolan apo Morgan Rogersin.

Pikërisht rritja e rolit të Ngumohas ka bërë që Liverpooli të nisë diskutimet për një kontratë të re afatgjatë. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2028 dhe klubi anglez dëshiron ta blindojë lojtarin për të shmangur një tentativë të mundshme të Arsenalit në afatin kalimtar të janarit ose gjatë verës së ardhshme.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në të ardhmen e tij është konkurrenca për vendet në krahët e sulmit. Ngumoha duhet të konkurrojë për minuta me lojtarë si Victor Munoz, Bradley Barcola, Cody Gakpo dhe Federico Chiesa, kur këta të jenë të gatshëm.

Ngumoha është lindur dhe rritur në Londër, ndaj një rikthim në jug të Anglisë mund të jetë një opsion që mund ta tërheqë, nëse Arsenali konkretizon interesimin.

Ndërkohë, pas largimit të drejtorit sportiv Richard Hughes, negociatat për kontratën e re të Ngumohas pritet të drejtohen nga David Woodfine, ish-asistenti i Hughesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat