Emiljano Musta “rrëfen” prapaskenat e largimit nga Elbasani

Futboll

Emiljano Musta “rrëfen” prapaskenat e largimit nga Elbasani

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 13:34
Emiljano Musta

Vllaznia dhe Teuta do të përballen me njëra-tjetrën në duelin e së premtes, i vlefshëm për javën e pestë të “Abissnet Superiore”. Prag këtij dueli, ka folur për mediat, mbrojtësi i shkodranëve, Emiljano Musta.

Ky i fundit prek “prapaskenat” që e çuan drejt largimit nga Elbasani, atë se çfarë ndodhi pas ndeshjes me verdheblutë ku u përfol mbi një “përplasje” me tifozët si dhe për ndeshjen që kuqeblutë do të luajnë me durrsakët.

“Unë jam nga Elbasani. Kam lindur, jm rritur dhe kam dalë te akademia e Elbasanit.

Shumë gjëra janë thënë që s’janë të vërteta, por Musta nuk ka folur edhe për respekt të tifozerisë dhe qytetit tim.

Nuk kam folur diçka kurrë. E vërteta është krejtësisht ndryshe.

Është thënë në media që u largua Musta nga Elbasani, por Musta u largua nga Elbasani, ose më saktë e kanë larguar pas një oferte qesharake rinovimi që kanë bërë. Kështu që ndonjëherë duhet të mendojmë pak më shumë edhe përtej fanellës dhe qytetit. Ne jemi profesionistë dhe me këtë punë ne mbajmë familjen tonë.

Konflikti pas ndeshjes me Elbasanin? Në dijeninë time nuk ka patur tifozë. Në dijeninë time aty kanë qenë vetëm pjesë të administratës dhe drejtues, kështu që nuk besoj se ka patur tifozë. Sharjet dhe ofendimet nuk kanë ardhur nga tifozët e Elbasanit. Patjetër që jam në rregull me qytetin. Kam qenë për dy vite pjesë e Elbasanit dhe më përpara pjesë e skuadrës së Elbasanit të vjetër. Kemi pasur vite historike. Vitin e parë Superligën e çuam deri në javën e fundit të arrininim në Europë. Vitin e dytë kapëm Europëm dhe luftuam për kampion deri në javën e fundit kundër Vllaznisë siç ju e dini të gjithë.

Jam larguar me kokën lart dhe kam dhënë një kontribut që besoj flasin faktet dhe statistikat. Ndonjëherë në futboll është kështu që duhet të vi një ekip i fortë që dhe ti të zgjohesh e të reagosh dhe Vllaznia e ka forcën që kundër çdo ekipi të tregojë më të mirën dhe të marrë maksimumin. Pastaj djemtë janë me eksperiencë, kemi shumë pak të rinj.

Lojtarët kanë treguar që kanë fituar titullin kampion. Kanë treguar më të mirën e tyre se çfarë mund të bëjnë në Superligë.

Kështu që Teutën e respektojmë. Është një ekip mjaft i mirë, i investuar dhe me një trajner mjaft të mirë. Por që ne do të shkojmë për fitore”, tha Musta.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat