Fernandes: Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime

Futboll

Fernandes: Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 12:37
Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, përdori një ton kritik ndaj shokëve të tij të skuadrës pas eliminimit nga Carabao Cup. “Djajtë e kuq” u mundën 3-2 në fushën e tyre nga Brighton, ndeshje ku vendasit udhëhiqnin 2-0.

Mesfushori portugez shprehur frikën se këto janë situata që nuk duhen toleruan më në të ardhmen, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Ai pranoi se një vetkënaqësi ndali skuadrën e tij pas avantazhit të dyfishtë.

“Ishin pothuajse të njëjtat gabime që bënim edhe sezonin e kaluar, kur ia japim shumë topin kundërshtarit. Nuk duhej të tërhiqeshim, por të bënim më shumë presion, të ishim më agresivë”, tha Fernandes.

“Kundër këtyre llojeve të ekipeve, ata mezi e presin atë moment përgjumje për të ndëshkuar.

Duhet të gjejmë shpirtin që na karakterizoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe të tregojmë se sa vlejmë“, tha Bruno Fernandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat