Shënon në ndeshjen e 5-të radhazi!

Futboll

Shënon në ndeshjen e 5-të radhazi!

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 21:49
Pamje nga ndeshja

Kristian Shpendi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Serinë B me fanellën e Çezenës, pikërisht në momentin e duhur sa i përket Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi e ka nisur sezonin me një vazhdimësi mbresëlënëse para portës, pasi ka shënuar sot për ndeshjen e pestë radhazi, në po aq të luajtura për ekipin e tij në këtë edicion.

Sot, ai shënoi ndaj Juve Stabias një gol të mirëfilltë gjahtari zone, duke iu shmangur pozicionit jashtë loje për të çuar sferën në rrjetë me një goditje të fuqishme.

Ky ishte goli i 6-të në 5 ndeshje për sulmuesin shqiptar, i cili pritet të ketë një rol protagonisti me fanellën kuqezi nën drejtimin e Maran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat