Udinese është mposhtur në vatër të vet me rezultat 1:0 nga Cagliari, në kuadër të javës së pestë të Serie A në futboll.
Maldini në minutën e 54-të ka shënuar për fitoren e Cagliarit.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar për Udinesen.
Cagliari ka ecuri fantastike, nga pesë ndeshje 4 fitore dhe një humbje.
Cagliari renditet në vend të tretë me 12 pikë, ndërsa Udinese në të 13-tin me 4.