Bruno Dita tregon ndryshimet te Dinamo

Futboll

Bruno Dita tregon ndryshimet te Dinamo

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 21:04
Bruno Dita

Dinamo ia doli të marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme duke mposhtur Laçin, në shifrat 3-1. Pas duelit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ka folur edhe “Lojtari i Ndeshjes”, mbrojtësi e njëherësh kapiteni i dinamovitëve, Bruno Dita.

"Çfarë ndryshon sot nga Dinamo i edicioni të kaluar?

Shpresojmë të mos ti bëjmë gabimet që kemi bërë, sidomos në fazën e tretë. Jemi ekip më i pjekur dhe e njohim njëri-tjetrin akoma dhe më shumë.

Çfarë duhet të përmirësohet më shumë? Mendoj se duhet të jemi më të qetë me topin. Presin në rastin e parë.

Duhet të jemi më të qetë dhe shpresojmë ta rregullojmë në vazhdim.

Si lider, ti karikosh pak më shumë?  Gjatë gjithë kohës jam munduar ti jap qetësi, sidomos në minutat e fundit. laçi na sulmoi sepse skishte çfarë të humbiste. Nuk duhet të na kapë paniku sepse ishim me një lojtar më shumë. Ne arritëm të fitonim dhe kjo ishte një gjë e mirë”, tha Dita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat