Shkëndijën e Haraçinës pëson humbje

Futboll

Shkëndijën e Haraçinës pëson humbje

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2026 Në ora: 22:58
Pamje nga ndeshja

Me dy gola në pjesën e dytë, Vardari arriti fitore me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës, në kuadër të javës së 8-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Pas një pjese të parë kryesisht të barabartë, në të cilën Vardari megjithatë kishte më shumë iniciativë dhe dominim, skuadra kampione në fuqi arriti të sigurojë fitore.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve në stadiumin “Petar Milloshevski”, në qendrën stërvitore të FFM-së.

Golat e fitores për Vardarin i shënuan Nikolov në minutën e 46-të dhe Zakariq në minutën e 69-të, pas asistimit të kapitenit Azer Omeragiq.

Vardari e zë vendin e tretë me 14 pikë, ka një më shumë se Shkëndija që gjendet në vend të pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat