E ardhmja e Anthony Martialit (30-vjeçar) pritet të vendoset javën e ardhshme, ka raportuar “L’Équipe”.
Megjithatë, francezi nuk do të transferohet në Ligue 1.
Publikimi francez mëson se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit iu ofrua disa klubeve të Ligue 1 gjatë verës.
Ish-përfaqësuesi i Francës aktualisht është lojtar i lirë. Angazhimi i tij i fundit ishte në Meksikë, te CF Monterrey. Laurent Koscielny ka konfirmuar tashmë se Martial iu ofrua FC Lorientit, megjithatë klubi breton e refuzoi mundësinë.
I vetmi klub në Francë që paraqiti një ofertë ishte AJ Auxerre, që tani drejtohet nga Will Still.
Megjithatë, marrëveshja nuk u arrit. E ardhmja e tij ka të ngjarë të vendoset gjatë pushimit ndërkombëtar.
Malaga është në negociata, ashtu si edhe një klub tjetër spanjoll, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, raporton tutje “L’Équipe”, ndërsa dy klube ruse, CSKA Moska dhe Krasnodar, janë gjithashtu në kontakt dhe po synojnë ta finalizojnë një marrëveshje.