Tirana ka marrë një tjetër barazim, teksa këtë herë është ndalur nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Pas duelit të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, ka folur për mediat, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç.
“Një pjesë e dytë shumë mirë, s’mund të luanit kështu pjesën e parë? Po, ekzaktësisht, u tregua çfarë ishte e qartë në fushë. Pjesën e dytë e luajtëm shumë mirë dhe pasi fituan besimin e duhur lojtarët shënuan. E meritonin fitoren për përpjekjet e tyre.
Çfarë do bëni si trajner që skuadra të besojë më shumë dhe ta meritojë fitoren?
I thashël lojtarëve që të bënin çfarë kemi stërvittur dhe përgatitur. Ata duhet të kenë besim që nga fillimi e deri në fund. Pësuam dy gola dhe nuk ishim mirë në shanset që krijuam. Por, pasimi ose goditja e fundit nuk ishin mirë.
Të kushtëzuar për Voglin, taktikë apo nga rregullat? Të dyja gjërat. Për shkak të rreguliot, jo sepse nuk është lojtar kualitatit. Në mefushë kemi superioritet mesfushorësh”, tha Klafuriç.