Ndërsa na ndajnë edhe pak minuta nga ndeshja Egnatia – Partizani, e vlefshme për javën e 5-të të Abissnet Superiore, shanset që “Demat e Kuq” të marrin fitore në transfertën e rrogozhinasve janë inekzistente.
Në këtë përballje, suksesi i kampionëve kuotohet me koeficientin 1.62, kundrejt 4.75 nga Partizani.
Barazimi nuk e kalon 3.50.
Në këtë “lupë”, të besuarit e Nevil Dedes pritet ta kenë të lehtë për të bërë “detyrën”, rikthimin te fitorja pas disfatës karshi Elbasanit në xhiron e 4-të të Abissnet Superiore.