Vëllaznimi i Gjakovës ka pësuar humbje turpëruese si vendas me rezultat 5:1 nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra gjakovare ka ndarë rrugët me trajnerin Leotrim Krasniqi.
“KF Vëllaznimi njofton opinionin sportiv se me marrëveshje të përbashkët, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi.
KF Vëllaznimi i uron Leotrimit suksese në vazhdimin e karrierës së tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin.
Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e klubit.