Të dielën në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll.
Organizator i ndeshjeve të Superkupës është KH Kastrioti.
Tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve.
Nga ora 17:30 luhet ndeshja për Superkupë në konkurrencë të hendbollisteve. Takohen Samadrexha dhe Istogu.
Prej orës 20:15 është ndeshja për Superkupën e Kosovës në konkurrencë të hendbollistëve. Takohen Kastrioti dhe Besa Famgasi.
Të dy ndeshjet pritet të jenë të forta dhe spektakël i hendbollit.
Superkupa i paraprinë edicionit të ri të Kampionatit të Kosovës në hendboll.