Real Madridi ka rikthyer në listën e dëshirave Abdellah Ouazane, mesfushorin 17-vjeçar të Ajaxit.
Klubi madrilen kishte tentuar transferimin e tij në vitin 2025, por marrëveshja dështoi pas kontrolleve mjekësore.
Ouazane tashmë është pjesë e ekipit të parë të Ajaxit dhe këtë sezon ka zhvilluar shtatë ndeshje në Eredivisie, duke shënuar një gol.
Ai ka kontratë me klubin holandez deri më 30 qershor 2028, andaj këtë herë Real Madridi do të duhet të negociojë sërish për transferimin e tij.