Klubi i futbollit Vëllaznimi i Gjakovës ka emëruar trajnerin e ri.
Pas largimit të trajnerit Leotrim Krasniqi, në vend të tij emërohet Liridon Leci.
Synimi i Gjakovarëve është rikthimi në elitën e futbollit të Kosovës.
“Mirëpresim në familjen kuqezi trajnerin Liridon Leci.
Me respekt për fanellën, me përkushtim dhe me punë, nisim së bashku”, thuhet nga KF Vëllaznimi.