Megjithëse sapo ka mbërritur te PSG, Mika Godts ende nuk ka fituar zemrat e kritikëve parizianë dhe po merr disa vërejtje, të cilar duket se janë shtuar shumë kohët e fundit.
Belgu 21-vjeçar u nënshkrua për 55 milionë euro, përfshirë bonuset.
Gjashtë paraqitje, asnjëherë si titullar, 0 gola dhe 1 asist në Ligue 1 I kanë dhënë të drejtë për momentin kritikëve ndaj sulmuesit bleg.
Një kontrast neto krahasuar me vitin e tij të shkëlqyer te Ajaksi i Amsterdamit (17 gola dhe 15 asistime në 44 paraqitje në të gjitha kompeticionet).
Luis Enrike pret më shumë nga anësori i tij, megjithëse PSG beson se ai ende ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. “Pushimi ndërkombëtar mund t’i lejojë atij të rifitojë besimin me Belgjikën”, thotë “Foot Mercato”.