Ardian Ismajli euforik pas fitores

Futboll

Ardian Ismajli euforik pas fitores

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 23:08
Ardian Ismajli - majtas

Shqipëria ia doli ta nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, e përfunduar 2:0.

Pas ndeshjes foli për mediat Ardian Ismajli:

"Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, pas miqësoreve te humbura në qershor. E kemi dominuar kundërshtarin. Edhe pse kishim mundësitë të shënonim më shumë gola, e rëndësishme që fituam dhe e nisëm me këmbën e mbarë. 

Sot përshtypje shumë pozitive. E rëndësishme që morëm 3 pikët. Me sistemin e ri, gjithë ekipi po përshtatet. Shpresoj t’ia bëjmë rrugën më të lehtë drejtë Europianit.

Nuk pritem që Bjellorusia të luante me këtë presing. Megjithatë kemi vite në Seria A dhe dimë se si të mbrohemi. Më pas e morëm ndeshjen në kontroll”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat