Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu tha se Kosova hyn në fushë çdoherë për fitore, teksa potencoi se pika e fortë e Austrisë është presioni i lartë.
Nuhiu tha se mungesa e Albian Hajdarit është mungesë e madhe për "Dardanët", por tha se Kosova i beson të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion.
"Përgatitjet kanë shkuar mirë, besoj që jemi të përgatitur, normalisht që mungesa e Albian Hajdarit është mungesë për ne dhe ne i besojmë secilit lojtarë.
Normalisht që Austria do të jenë më ofanziv sepse janë në shtëpinë e tyre dhe kanë identitetin e tyre të një loje me presing të lartë, e kemi përgatitur skuadrën mirë dhe ne i besojmë ekipit.
Ne shkojmë gjithmonë për fitore, ky është mentaliteti ynë, por duhet të shohim se si po shkon loja dhe edhe një pikë do ishte rezultat i mirë, por kjo është e dyta, e para gjithmonë është fitorja".