Titullar i padiskutueshëm te Tirana

Futboll

Titullar i padiskutueshëm te Tirana

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 11:25
Basilio Ndong

Basilio Ndong u ftua nga përfaqësuesja e Guineas Ekuatoriale për ndeshjet e shtatorit.

Pavarësisht ftesës, në të dyja ndeshjet nuk qëndroi as në stol.  

Guinea Ekuatoriale e humbi takimin e parë 2 me 0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Sa i përket sfidës së dytë fitoi 1 me 0 ndaj Sierra Leones.

Kujtojmë se Ndong është titullar i padiskutueshëm te Tirana. Tashmë rikthehet nën urdhrat e trajnerit Klafuriç, ndërsa përpara është derbi me Partizanin.

27 vjeçari aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes. Me bardheblutë po bën thuajse një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat