Kombëtarja në “lupën” e Hamdi Salihit

Futboll

Kombëtarja në “lupën” e Hamdi Salihit

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 17:29
Salihi

Fitorja ndaj San Marinos do të ishte tepër shpresëdhënëse për kombëtaren shqiptare, që është e një tjetër niveli nga Divizioni C i Ligës së Kombeve.

I këtij mendimi është ish-futbollisti, Hamdi Salihi, i cili pranoi se kuqezinjtë kanë shanse reale për fitimin e grupit.

Salihi zbuloi edhe ndryshimet mes ish-trajnerit, Sylvinho, ku për disa vite kontribuoi si ndihmës i brazilianit dhe trajnerit aktual, Rolando Maran.

Ish-sulmuesi identifikoi edhe liderin e së ardhmes.

Hamdi Salihi shënoi 11 gola me kombëtaren shqiptare në 50 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat