Luajti vetëm 28 minuta te Barcelona

Futboll

Luajti vetëm 28 minuta te Barcelona

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 19:08
Alen Haliloviq

Kur ishte 16 vjeç, ai u cilësua si “Messi kroat” dhe zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha.

Barcelona mposhti klubet e tjera të mëdha dhe e transferoi për milionë euro nga Dinamo Zagreb.

E kemi fjalën për Alen Haliloviq, pritshmëritë ndaj të cilit kanë qenë të shumta, por karriera e tij mori një drejtim të paimagjinuar. Haliloviq luajti vetëm 28 minuta për Barçën, në një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Elches. Ishte paraqitja e tij e vetme me ekipin e parë.

Në vitin 2016, ai bëri gati çantat dhe nisi një udhëtim të veçantë nëpër Evropë që e çoi te Hamburgu, më pas te Sporting Gijnn, e kështu me radhë, te Las Palmas, Milan, Standard Liege, Heerenveen, Birmingham City, Reading, Rijeka dhe Fortuna Sittard.

Shumë fanella dhe shumë ndryshime për një futbollist që ishte i destinuar të bënte diferencën. Dhe skenari është përsëritur kudo që ka shkuar: ndonjë ndeshje e mirë dhe më pas mungesë vazhdimësie.

Haliloviq aktualisht është 30 vjeç dhe pa skuadër. Karriera e tij nuk e arriti kurrë potencialin e plotë që pritej dhe qershorin e kaluar, pasi i skadoi kontrata me skuadrën holandeze Fortuna Sittard, ai mbeti lojtar i lirë. Ai e kaloi të gjithë verën pa gjetur skuadër.

Tani duhej të ishte në kulmin e karrierës, por në fakt po shpreson që ndonjë klub të vendosë “dorën në zemër” dhe të transferohet aty falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat