Armend Muslika “sms” Rolando Maran

Futboll

Armend Muslika “sms” Rolando Maran

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 11:04
Armend Muslika e Maran

Në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme mes Shqipërisë U19 dhe Lituanisë U19, kuqezinjtë fituan 3 :2, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Vora”. Goli i fitores erdhi vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë, 90+6’.

Mesfushori Armend Muslika përmes levizjes plotë klas në hyrej të zonës, “detyroi” lojtarin rival të shkaktonte penallti.

Në ekzekutimin e 11-metërshit, talenti shqiptar që luan për Tottenham U18, shënoi dhe i dha fitoren kuqezinjve në “in-extremis”.

Kjo paraqitje e 17-vjeçarit Muslika, vjen si “sms” për trajnerin e Kombëtares A, Rolando Maran.

Këtë sezon të ri në Premier League U18 me Tottenham, mesfushori ynë numëron 5 gola në 6 prezenca, statistika “anormale” për rolin që ai mbulon në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat