Etrit Berisha në histori, arrin Canën

Futboll

Etrit Berisha në histori, arrin Canën

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 17:09
Etrit Berisha

Etrit Berisha ka qenë protagonist në mënyrën më të keqe të mundshme në ndeshjen mes Finlandës dhe Shqipërisë, ku ai ishte kthyer përsëri në formacionin e kuqezinjve.

Portieri veteran, në minutën e 22-të shkaktoi një faull ndaj Hakans dhe u ndëshkua me karton të kuq duke lënë kuqezinjtë me 10 lojtarë.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq në karrierë për portierin veteran shqiptar, teksa e kishte marrë një të tillë edhe në nëntorin e 10 viteve më parë në një ndeshje përballë Izraelit pasi goditi me kokë Eran Zahavin.

Kështu, ai bëhet futbollisti i tretë që merr më shumë se një karton të kuq me fanellën kuqezi, Ai arriti kësisoj Lorik Canën, ne të cilin ndan kuotën e 2 kartonëve të kuq, teksa para tij ka një ikonë të futbollit shqiptar.

I vetmi futbollit me tre kartonë të kuq në Kombëtaren shqiptare është Edvin Murati. I njohur me nofkën “Maradona i Ballkanit” sepse ishte një futbollist ofensiv, falë temperamentit të tij të zjarrtë ndëshkohej shpesh.

Kësisoj, ai ka marrë tre kartonë të kuq në karrierë, dy në miqësoret ndaj Maltës dhe Finlandës, si dhe një në ndeshje zyrtare ndaj Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat