Modriq: Për herë të parë ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje

Futboll

Modriq: Për herë të parë ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 13:55
Luka Modric

Luka Modric ka reaguar ashpër pas humbjes së rëndë 7:0 të Kroacisë ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve, duke e cilësuar mbrëmjen si një nga momentet më të këqija në karrierën e tij me kombëtaren.

“Kam qenë këtu për 20 vjet, por për herë të parë ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje”, tha kapiteni kroat, i cili luajti ndeshjen e tij të 205-të me kombëtaren.

Modric pranoi se Kroacia nuk tregoi as agresivitet, as bashkim dhe as luftë në fushë.

“Nuk mund të luash futboll në atë mënyrë. Dukej sikur kishim katër ose pesë lojtarë më pak”, deklaroi ai, duke e cilësuar humbjen si një “natë katastrofike”.

Kroacia ishte duke humbur 5:0 kur Modric u zëvendësua në minutën e 57-të, ndërsa Anglia shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fund.

Për kroatët tani vjen një tjetër sfidë e vështirë, pasi të martën presin Spanjën.

“Duhet të mblidhemi, të qëndrojmë bashkë dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta. Nuk mund të humbim brenda natës krenarinë dhe dëshirën për të luftuar”, përfundoi Modric.

Në fund, rezultati 7:0 është i rëndë për Kroacinë, por nuk është edhe aq befasues duke parë nivelin që ka arritur Anglia. “Tre Luanët” kanë një gjeneratë të mbushur me yje që po kalojnë në formë të shkëlqyer, ndërsa konkurrenca për një vend në formacion është jashtëzakonisht e madhe.

Diferenca në cilësi dhe ritëm u pa qartë në Rijeka, ku Anglia shfrytëzoi pothuajse çdo hapësirë dhe e ktheu ndeshjen në një demonstrim force.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat