Mario Mitaj me “zemër prej ari”

Futboll

Mario Mitaj me “zemër prej ari”

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 12:31
Mario Mitaj

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj gjithmonë përpiqet të tregojë versionin më të mirë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe humanizmin jashtë këtyre “kornizave” profesionale.

Së fundmi, 23-vjeçari ka kontribuar me 5000 dollarë në adresim të familjes Prelocaj, banuese në Vermosh të Shkodrës.

Këta të fundit po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, si dhe me probleme shëndetësore.

Jo shumë kohë më parë, familja në fjalë humbi djalin e vetëm për shkak të një sëmundjes së rëndë.

Sapo Mitaj është njohur me problemin në fjalë, nuk ka ngurruar, duke ofruar menjëherë shumën prej 5000 dollarë përmes platformës “GoFundMe”, me qëllim për të ndihmuar sadopak nënën e kësaj familjeje dhe tre motrat e të ndjerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat