Barcelona dhe Real Madridi favoritë

Futboll

Barcelona dhe Real Madridi favoritë

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 14:41
JJ Gabriel

Bayern Munihu ka zhvilluar bisedime të reja me talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, por ende nuk i ka paraqitur një ofertë konkrete.

Sipas “Sky Sports Germany”, gjiganti bavarez po e monitoron situatën e mesfushorit ofensiv, i cili konsiderohet një nga talentet e rinj me potencial të madh.

Megjithatë, te Bayerni ekziston bindja se Gabriel është më i prirur për një transferim drejt Spanjës, ku Barcelona dhe Real Madridi shihen si favoritët kryesorë për ta siguruar shërbimin e tij.

Të dy gjigantët spanjollë po e ndjekin nga afër situatën e talentit anglez, ndërsa gara për nënshkrimin e tij pritet të jetë e fortë.

Për momentin, Bayern Munichu nuk ka bërë ofertë zyrtare, ndërsa e ardhmja e Gabrielit mbetet e hapur. Interesi i Barcelonës dhe Real Madridit mund të jetë vendimtar në garën për njërin prej talenteve më premtues të Manchester Unitedit.

“Radio Policia”, Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat