Partizani largon trajnerin Bratu

Futboll

Partizani largon trajnerin Bratu

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 12:36
Florin Bratu

Partizani ka njoftuar largimin e trajnerit Florin Bratu.

Vendimi vjen një ditë pas humbjes në derbi, në atë që ishte disfata e tretë radhazi në kampionat.

Pas gjashtë javëve kampionat, Partizani renditet në vendin e parafundit, me vetëm 4 pikë.

Të kuqtë, fituan një ndeshje dhe barazuan një tjetër, ndërsa numërojnë edhe katër humbje.

Humbja 3-1 ndaj Tiranës në derbi rezultoi fatale për të ardhmen e trajnerit rumun, që është larguar së bashku me stafin e tij.

Sfida e radhës për Partizanin, do të jetë ndaj Vorës, ndërsa ekipi do të drejtohet përkohësisht nga Alfred Deliallisi, i cili është trajner i Partizanit B.

Njoftimi i klubit

Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit.

Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat