Sokol Haxhia: Juventusi e kishte gati transferimin e Armando Brojës, por sulmuesi refuzoi
Fitorja ndaj Partizanit i dha Tiranës jo vetëm tre pikët dhe krenarinë e kryeqytetit, por nxori në pah edhe disa statistika interesante nga skuadra bardheblu.
Një prej tyre lidhet me minutat e aktivizimit. Tirana u ka dhënë minuta në fushë thuajse të gjithë lojtarëve të saj, me përjashtim të portierëve rezervë të Visar Bekajt dhe Erando Karabecit.
Një statistikë që tregon se trajneri Dean Klafuri ka provuar të shfrytëzojë një numër të madh futbollistësh gjatë ndeshjeve të sezonit.
Por ajo që bie më shumë në sy është shpërndarja e golave. Pavarësisht numrit të lojtarëve të aktivizuar, vetëm pesë futbollistë të Tiranës kanë arritur të shënojnë deri tani.
Në 11 golat e shënuar deri më tani, Redon Xhixha kryeson listën me katër, duke qenë lojtari më vendimtar në repartin ofensiv të bardhebluve.
Pas tij renditet Tomislav Kis me tre gola, ndërsa Hazrollaj ka realizuar dy herë. Interesant është fakti se në listën e golashënuesve janë edhe dy mbrojtës, Ilievski dhe Ndong.
Të dy kanë kontribuar me golat e tyre, duke treguar se rreziku për kundërshtarët nuk vjen vetëm nga sulmuesit.
Kështu, Tirana mbështetet te një grup i kufizuar golashënuesish, me Xhixhën në krye, por edhe me kontributin e futbollistëve të tjerë në fazën sulmuese.
Fitorja ndaj Partizanit i jep skuadrës një shtysë të rëndësishme për të ëndërruar zonën e lartë të renditjes.